Milan jep lajmin e madh

10:24 | 10 Qershor 2019

Milan po përgaditet për sezonin e ri.

Pas largimit të Leonardos dhe Gattusos, Milani ende nuk ka gjetur zëvendësuesit e tyre.

Por sipas “Corriere della Sera”, rosonerët gjatë kësaj jave do të zyrtarizojnë Paolo Maldinin dhe Zvonimir Boban në udhëheqjen sportive të skuadrës.

Ata së bashku më pas do të gjejnë trajnerin e duhur dhe do të bëjnë “matematikat” për Merkato.

Marco Giampaolo është favorit për të marrë në dorë frenat e Milanit.

Komento: