Milan jep lajmin e madh

16:59 | 13 Gusht 2019

Gianluigi Donnarumma, duket se ka gjasa të qëndrojë në Milano këtë sezon pasi pala italiane është e vendosur që ta mbajë atë.

Edhe pse portieri 20-vjeçar ka qenë i kërkuar nga Paris Saint-Germain, oferta e palës franceze prej 20 milion eurosh plus Alphonse Areola ra më poshtë nga çmimi i kërkuar i kuqezinjve, përcjell ORAinfo.

Në vend të kësaj, Milan dëshiron 50 milion € për Donnarumma dhe kërkesat e tyre janë të mjaftueshme për të trembur PSG tani për tani, megjithëse ata mund të kthehen për të nëse arrijnë të shesin Neymar këtë verë./ORAinfo/

Komento: