Milan jep lajmin e vitit

22:16 | 18 Shkurt 2022

Gjithçka është gati në AC Milan për rinovimin e kontratës së një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni, pikërisht Rafael Leaos.

Pavarësisht të gjitha thashethemeve në treg dhe interesimit të mundshëm të Arsenalit, sipas La Repubblica, portugezi duket se është afër të nënshkruajë marrëveshjen e tij të re, përcjell ORAinfo.

Portugezi është bërë lider i së tashmes dhe është kandidat për të qenë edhe më i rëndësishëm për të ardhmen për formacionin e Ac Milan. Për këtë arsye kuqezinjtë janë gati të trefishojnë pagën e tij për të shmangur çdo tundim. Sulmuesi do të nënshkruajë një marrëveshje deri në vitin 2026, ku paga do të shkojë nga 1.5 milionë euro aktuale në 4 milionë euro në sezon plus bonuse./ORAinfo/

Komento: