Milan jep lajmin e zi

18:58 | 28 Prill 2019

Milan ia ka dhënë një lajm të papritur tifozët rossonerë.

Champions League është objektiv mjaft i rëndësishëm për Milanin, jo vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen e kuqezinjve, që nëse nuk ia dalin të renditen në katërshen e parë, rrezikojnë merkaton e verës.

Pa përfitimet nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, Milani do të detyrohet të shesë ndonjë prej yjeve të skuadrës, për të siguruar para që të investojë në merkaton e verës së ardhshme dhe kapiteni Alessio Romagnoli rrezikon të jetë i sakrifikuari.

Qendërmbrojtësi po luan prej 2-3 sezonesh në nivele të larta dhe kartoni i tij në treg vlen rreth 70-80 milionë euro, para këto që do të përmirësonin bilancet e kuqezinjve dhe do të mund të lejonin Leonardon të përforconte ekipin.

Aktualisht, vetëm Romagnoli është futbollisti që mund të sigurojë një shumë të rëndësishme nga shtija e tij, ndërkohë që Donnarumma edhe pse është rikthyer në formën më të mirë nuk është se ka shumë oferta.

Komento: