Milan-Juventus, këto janë formacionet zyrtare

17:23 | 08 October 2022

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Milan-Juventus.

AC Milan do të përballet me Juventusin, në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, me fillim nga ora 18:00.

Rossonerët pas humbjes në Ligën e Kampionës në mesjavë, do të tentojnë të rikthehen te rezultatet pozitive ndaj Juventusit.

Ndërkaq “Zonja e Vjetër” e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të keq të mundshme, pasi nga nga tetë ndeshjet e para kanë grumbulluar vetëm 13 pikë.

Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet më të mira, derisa te Milani rikthehet në formacion Theo Hernandez, pasi mungoi në dy ndeshjet e kaluara.

Komento: