
Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super sfida mes dy skuadrave të mëdha, AC Milan kundër Juventusit.
Të dy skuadrat janë në garën për titull, andaj synojnë vetëm fitore.
“Rossonerët” me fitore do mbajnë kreun e tabelës, derisa “Bianconerëve” iu nevojiten pikë që të ngritën në tabelë, shkruan lajmi.
Formacionet e mundshme:
AC Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Krunic, Kessie; Rebic, Castillejo, Çalhanoglu; Leao.

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Frabotta; McKennie, Ramsey, Bentacur, Chiesa; Dybala, Ronaldo.

Përballja zhvillohet në “San Siro” dhe nis në ora 20:45.