Milan transferon dy super yje për 70 milionë euro.
Leao bën gati valixhet, Maldini transferon dy super yje.
Sulmuesi portugez, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të kërkuar për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.
Leao u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar pas titullit të fituar me Rosonerët, ndërsa këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime në 31 ndeshje.
Portugezit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2024 dhe verën e ardhshme pritet që të largohet nga San Siro.
Ditët e fundit është raportuar se Manchester City i ka ofruar portugezit pagë prej 12 milionë eurove në sezon dhe portugezi dëshiron largimin nga San Siro.
Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm ta lënë të lirë për 120 milionë euro dhe Maldini madje ka piketuar dy super përforcime për verën e ardhshme.
Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e dyshes Kolo Mouani dhe Nicolo Zaniolo.
Sulmuesi francez po shkëlqen në Bundesligë me Eintracht Frankfurtin duke realizuar 9 gola dhe 12 asistime. Për kartonin e tij Rosonerët do të duhet të paguajnë 40 milionë euro.
Sa i përket Zaniolos, 23-vjeçarit i skadon kontrata me Romën në vitin 2024 dhe vera e ardhshme është mundësia e fundit për Giallorosët për të përfituar nga shitja e tij. Për kartonin e Zaniolo, Milan do të duhet të shpenzojë 30 milionë euro.