Mesfushori i Milanit, Franck Kessie ishte i lidhur shumë me një largim nga Rossoneri këtë verë.
Mediat në Itali raportonin se Kessie pritej të transferohej në Premier League të Wolves.
Por transferimi i tij dështoi në orët e fundit të afatit të transferimit në Angli, përcjell ORAinfo.
Tani drejtuesit e Milan kanë vendosur përfundimisht që këtë sezon të mos e shesin yllin e Bregut të Fildisht.
Kessie ka marrë besimin e trajnerit Giampaolo për të qëndruar në ‘San Siro’ edhe për një sezon. /ORAinfo/