Milan ka në “radar Modricin” e ri

18:20 | 16 Qershor 2019

Trajneri i ri te Milani, ka ndërmend të bëjë ndryshime të mëdha.

Marco Giampaolo, trajneri i ardhshëm i Milanit e vlerëson shumë Dennis Praet. Kujtojmë një deklaratë të më hershme të tij, që e shikontë Praet si një Luka Modriç të ardhshëm.

Duket se ky vlerësim është reciprok dhe Praet do të donte ta ndiqte Giampalon në aventurën e tij te “kuqezinjtë”.

Sipas fjalëve të menaxhgerit të belgut, lojtari eshtë i ndjekur nga shumë skuadra por shpreson të ndjekë Giampaolon te Milani. Milani duhet të bejë një sakrificë për transferimin e Praet, pasi Sampdoria e vlerëson atë 25 milionë euro.

Komento: