Milan ka nisur të përgatitet për afatin e janarit, po synon transferimin e sulmuesit të talentuar

11:53 | 17 Shtator 2021

AC Milan ka nisur të mendoj për afatin e janarit.

Një nga lojatër që tani është në radarët e Milanit është mesfushori me tipare sulmuesit i Club Brugge, Charles De Ketelaere.

Milani është lidhur vazhdimisht me një lëvizje për sulmuesin e ri muajt e fundit, dhe Calciomercato. com raporton se Rossonerët me të vërtetë kanë akoma De Ketelaere në radarin e tyre ndërsa vazhdojnë të kërkojnë talente të rinj, përcjell ORAinfo.

Ndeshja e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve kundër PSG, 20 vjeçari De Ketelaere tërhoqi vëmendjen me lojën e tij të bukur.

Ai ka filluar mirë në ligë dy, me 3 gola dhe 2 asistime në 7 ndeshje të përgjithshme. Duke pasur parasysh shfrytëzimet e tij, mund të kalojë shumë kohë para se një palë e lartë evropiane të paraqitet me një ofertë.

E Milan tanimë veç ka nisur të përcjell lojtarin, dhe sipas mediave në Itali, rossonerët pritet t’i bëjnë një ofert qysh në janar. /ORAinfo/

Komento: