Milan ka një fije shprese për Champions League, ja cila është ajo

15:07 | 29 April 2019

Milani ka një fije shprese të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes ndaj Torinos, që është e katërta në kampionat (Inter, Juventus, Sampdoria, Torino) në shtatë ndeshjes e fundit, ku ka ardhur vetëm një fitore, me Lazion (me penallti) dhe dy barazime (Udinese dhe Parma), Milani tashmë duhet të provojë që të kthejë faqe dhe të kapë atë vend të katërt që do të thotë Champions League dhe shpëton sezonin.

Por, nuk do të jetë aspak e lehtë.

E megjithatë, kalendari e vendos përpara katër skuadrash që janë në pozita komode dhe nuk kanë çfarë të kërkojnë më nga ky sezon. Bologna, Fiorentina, Frosinone dhe SPAL (java e fundit). Ndërkohë që rivalët, Atalanta, Roma, Torino dhe Lazio, do të kenë përplasje jo të lehta në këtë ecuri.

Me kusht që kuqezinjtë të fitojnë të gjitha ndeshjet, shpresa quhet… Juventus. Pikërisht bardhezinjtë mund të bëhen aleati i Milanit në luftën Champions. Skuadra e Allegrit, pasi ndali Interin, do të përballet me Roma (në transfertë) dhe Atalanta (në shtëpi). Sakaq, Lazio dhe Atalanta do të kenë përballje bashkë.telesport

Komento: