Milan ka shpenzuar plotë 620 milionë euro për pesë vite

12:03 | 18 August 2020

Milan ka shpenzuar mbi 600 milionë euro në lojtarët gjatë pesë viteve të fundit, ka zbuluar një studim.

Sipas këtyre shifrave Milani është ekipi i tretë që ka shpenzuar më së shumëti në Serie A.

Fondi këshillimor sportiv Tifosy ka publikuar një raport mbi shpenzimet totale të klubeve italiane që nga vera 2015 me disa rezultate befasuese, përcjell ORAinfo.

Studimi merr parasysh si transferimet e përhershme, ashtu edhe ato të huazimeve dhe tarifat e paguara në secilin, dhe ka zbuluar se Juventus është shpenzuesi më i madh në kampionat me shpenzime në vlerë 998.3 milionë euro.

Interi është i dyti me 673.2 milionë euro, ndërsa Milano ka shpenzuar 620.3 milionë euro në 53 nënshkrime të reja, me një mesatare prej 15.9 milionë euro për lojtar, një mesatare pak më e lartë se rivalët e tyre të qytetit.

Sigurisht, Milani ka hyrë në borxh në dritaren e verës 2017 në të cilën mbërritën një numër nënshkrimesh të profileve të larta si Andre Silva, Hakan Calhanoglu, Andrea Conti, Franck Kessie, Ricardo Rodriguez dhe Leonardo Bonucci. /ORAinfo/

Komento: