Milan ka shpresa të mëdha te ky lojtar

21:35 | 18 August 2022

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, mund të shikojë me një buzëqeshje teksa Charles De Ketelaere dhe Rafael Leao po ndërtojnë një kimi të fortë, thuhet në një raport.

Sipas La Gazzetta dello Sport De Ketelaere i ka impresionuar të gjithë në Milanello deri më tani me inteligjencën, përulësinë, dëshirën për të mësuar dhe për t’u vendosur në një mjedis shumë të ri dhe të ndryshëm nga ai i vendit të tij, përcjell ORAinfo.

Leao dje në Instagram publikoi një histori në të cilën ai po stërvitej përkrah De Ketelaere, me një emoji shtrëngimi duarsh, i cili është një mënyrë për të demonstruar sesi të dy po kalojnë shkëlqyeshëm dhe së shpejti mund të dalin në fushë nga minuta e parë së bashku./ORAinfo/

Komento: