Milani projekton transferimin e Naby Keitas si futbollist të lirë.
Naby Keita do të largohet nga Liveprooli në fund të këtij sezoni pas pesë viteve qëndrim në Anfield.
Mesfushori afrikan është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe nuk e ka pranuar rinovimin.
28-vjeçari ka vendosur për një aventurë të re në karrierën e tij dhe ai është në krye të dëshirave të Milanit për repartin e mesfushës.
Rossonerët kanë pasur tanimë kontaktet e para me agjentët e lojtarit duke i pyetur për kushtet që ai kërkon.
Megjithatë Milani në Serie A ka konkurrencën edhe të rivalëve lokal Interit për të nënshkruar me mesfushorin nga Guinea.
Por Keita mund të rikthehet edhe në Bundesliga, ku kaloi dy vite te RB Leipzig.
Pikërisht ish-skuadra e tij Leipzig si dhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për të.
Gjithsesi largimi i tij nga Anfield është tanimë i sigurt dhe mesfushori afrikan së shpejti pritet të vendos për skuadrën e tij të re.