Milan këmbëngul në transferin e madh në janar

11:56 | 02 Dhjetor 2020

Milani këmbëngul te sulmuesi. Maldini kthehet te miku i tij Florentino Perez.

Milan peshkon nga Real Madrid për merkaton e janarit, edhe pse tashmë dihet se raportet mes dy klubeve janë të shkëlqyera nisur edhe nga operacionet Theo Hernandez dhe Diaz.

Kuqezinjtë kanë disa objektiva për dimrin dhe njëri prej tyre është zëvendës Ibrahimovic.

La Gazzetta dello Sport shkruajti se nuk është një përparësi: në fakt Maldini është i përqendruar te mbrojtësi, i cili duket se është identifikuar me emrin e Ozan Kabak të Schalke 04.

Por, blancos përfaqësojnë një mundësi të artë. Skuadra po ecën shumë keq dhe Florentino Perez po mendon për një revolucion, duke filluar me trajnerin.

Real do të “zvogëlohet” në organikë duke hequr ata që nuk bëjë punë në projektin teknik dhe tepricat janë kaq shumë.

Milani ndjek mjaft pista, nga Lucas Vazquez te Odriozola, me një sy në emrin e madh: Isco Alarcon është thjesht një ëndërr për momentin.

Por ekziston një emër tjetër që mund t’u shkojë për shtat kuqezinjve, gjithashtu i konsideruar me valixhe në duar. Dhe nuk është një emër i ri në lidhje me tregun e transferimeve të Milanit.

Po flasim për Luka Jovic, sulmuesi kroat që nuk gjen hapësirë në Real Madrid. Një mik i Ante Rebic, ai nuk e refuzon idenë e transferimit në Milano, edhe pse ai do të donte të luante shanset e tij në Madrid.

Një huazim mund t’i bëjë mirë: duke pasur parasysh Brahim Diaz të mëparshëm, nuk mund të përjashtohet që Maldini dhe Massara të zgjedhin këtë zgjidhje, në mënyrë që të gjenden me një zëvendës Ibrahimovic me vlerë absolute.

TodoFichajes flet për një kërkesë të mundshme huazimi nga Milani për Jovic. Sipas portalit spanjoll, kuqezinjtë nuk mund të përballojnë kostot ekonomike të një operacioni të plotë; kroati i kushtoi Real Madrid 60 milion euro dhe kërkesa për shitje nuk do të jetë shumë e ulët pavarësisht nga zhvlerësimi.

Shifra të pamundura për Elliott, i cili megjithatë e konsideron Jovic një element të mirë për projektin e tij. Kjo është arsyeja pse mendohet huazimi, ashtu si Brahim Diaz.

Komento: