Milan kërkon edhe një lojtar nga Anglia, i përgjigjet klubi

14:20 | 01 January 2019

Gjiganti italian Milan dëshiron ta huazojë Manolo Gabbiadinin e Southamptonit, mirëpo klubi pranon vetëm shitjen e tij.

Besohet se Milani kanë shfaqur interesim për Manolo Gabbiadinin, por Southamptoni nuk do të pranojë huazim me opsion blerje.

Kuqezinjtë dëshirojnë të përforcojnë fazën sulmuese pasi dështuan të transferojnë Luis Murielin, i cili duket se ka zgjedhur Fiorentinan.

Sipas Gazzetta dello Sport, Gabbiadini është drejtorit teknik Leonardos, por që nuk do ta ketë aspak lehtë.

Southamptoni e vlerëson lojtarin në vlerë 15 milionë euro, por marrëveshja mund të mbyllet edhe me 12 milionë. Por, ata nuk dëshirojnë ta huazojnë lojtarin me mundësi blerje.

E vetmja mundësi është shitja, apo huazimi i italianit me obligim blerje.

Kjo është e vështirë për t’u arritur nga Milani pasi ata nuk lejohen të bëjnë shpenzime të tilla nga Fair Play Financiar.

Vlen të theksohet se buxheti i sezonit të ardhshëm do të varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve, që është diçka vendimtare për blerjen e Gonzalo Higuain dhe Tiemoue Bakayokos.

Komento: