Milan – Kessie, po ndodh tani

11:08 | 10 Gusht 2021

Milan në bisedime me Kessien për rinovimin e kontratës

Përpos transferime që klubi italian është duke punuar ti sjell në skuadër, Milan po mendon edhe për rinovimin e kontratave me disa nga lojtarët aktual që ka.

Milani po planifikon të intensifikojë bisedimet për një zgjatje të kontratës me Franck Kessie, sipas Calcio Mercato.

24-vjeçari sapo ka hyrë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale, por ‘kuqezinjtë’ janë gati t’i ofrojnë atij kontratë të re, me kushte të reja.

Milani do t’i ofrojë Kessie-t një marrëveshje të re prej 6 milionë eurosh në vit që do ta bëjë atë të qëndrojë në San Siro për një kohë të gjatë.

‘Rossonerët’ janë gjithashtu pranë akordit me mbrojtësin e krahut Alessandro Florenzi nga Roma, pas dështimit të negociatave me Diogo Dalot të Manchester United.

Komento: