
Milani është gjithmonë në kërkim të perspektivave në treg dhe rrjedhimisht është lidhur me mjaft të rinj gjatë muajve të fundit.
Njëri prej tyre është Warren Bondo, i cili mund të mbërrijë në klub këtë verë.
Sipas gazetarit të SportItalia Rudy Galetti, kuqezinjtë po përgatisin një ofertë të re për 17-vjeçarin pasi e para u refuzua.
Nancy ka bërë të ditur se ata duan 2 milionë euro para për t’u ndarë me mesfushorin, përcjell ORAinfo.

Prandaj, për të siguruar shërbimet e Bondo, Milani është gati të plotësojë kërkesat e palës franceze me përfshirjen e shpërblimeve.
Mbetet për t’u parë nëse kjo zgjidhje do të pranohet, veçanërisht pasi klubet e tjera po monitorojnë situatën.
Ndërkohë, Milani po përgatitet për atë që do të jetë miqësoreja e tyre e fundit e para-sezonit kundër Panathinaikos këtë mbrëmje, duke shpresuar që ta përfundojë turneun me një notë pozitive. /ORAinfo/