Milan është skuadra që është në pozitë pole për të transferuar yllin e Espanyol, Marc Roca.
Kuqezinjtë janë lidhur vazhdimisht me një lëvizje për Roca gjatë disa javëve të fundit, dhe rënia e Espanyol në nivelin e dytë të futbollit spanjoll duket se ka konfirmuar që 23-vjeçari do të kërkojë klube të reja këtë verë.
Sipas Mundo Deportivo, agjentët e mesfushorit u takuan me Milanin javën e kaluar, përcjell ORAinfo.
Roca ndan përfaqësuesit me Emerson Royal të Barcelona dhe arsyeja kryesore për takimin ishte diskutimi i të djathtës braziliane te Milani, por gjithashtu u diskutua edhe për mesfushorin.
Roca ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro dhe një kontratë deri në qershor 2022, por gjithçka sugjeron që Espanyol do ta konsideronte një ofertë shumë më të ulët se shuma e lartpërmendur.
Mediumi spanjolle shton se Milani është skuadra më e mirë për të transferuar lojtarin, por që skuadrat nga Premier League po monitorojnë gjithashtu situatën. /ORAinfo/