Milan kthen radarët kah talenti argjentinasit, oferta gati

10:51 | 18 Korrik 2019

Sipas asaj që është raportuar nga Gazzetta dello Sport, Milan po ndjekin yllin argjentinas Matias Zaracho si një objektiv të mundshëm këtë verë, përcjell ORAinfo.

Racing Avellaneda e vlerëson lojtarin në rreth 20 milionë euro dhe është raportuar se edhe Maldini dhe Boban janë të etur për të nënshkruar me lojtarin për të ndihmuar në përforcimin e skuadrës së Marco Giampaolo për sezonin e ardhshëm 2019/20 Serie A.

Milan duket të jetë aktiv këtë sezon duke ndjekur një numër lojtarësh si objektiv ë mundshëm për skuadën.

Krerët e klubit janë duke u munduar të sjellin lojtar të cilët do të munden të luajnë në bazë të skemës së trajnerit të ri, Giampaolo. /ORAinfo/

Komento: