Milan fiton thellë ndaj Salzburgut dhe kualifikohet tutje.
Milan e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Kuqezinjtë triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj Salzburgut në xhiron e fundit të fazës së grupeve.
Giroud kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.
Krunic e dyfishoi epërsinë në minutën e 46-të, para se Giroud të realizonte sërish për 3:0 në minutën e 57-të.
Në fund të ndeshjes, Messias shënoi për 4:0.
Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Chelsea që përfundon si lider.
Në anën tjetër, Salzburg mbetet i treti dhe kualifikohet në Ligën e Evropës.