Milan largon Calhanoglu, po e sjell yllin e madh spanjoll

11:20 | 16 Dhjetor 2018

Milan është duke bërë tentimet e fundit për t’i siguruar shërbimet e lojtarit spanjoll të Chelseas, Cesc Fabregas.

Ata po tentojnë ta “rrëmbejnë” lojtarin për shumën e 8 milionë eurove, të cilat po mendojnë ti sigurojnë me anë të largimit të Hakan Calhanoglu.

Për “Sky Sport Italia” ka konfirmuar edhe drejtori sportive Leonardo se bisedimet për Fabregas po shkojnë përpara, transmeton lajmi.

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, i cili po paraqitet me sistemin 4-4-2 është i frustruar me jokonsistencën e Calhanoglu, dhe ai mund të jetë “kurbani”, në mënyrë që skuadra të lirohet nga dënimet e Fair Play-it Financiarë.

Bëhet e ditur se Milan fillimisht ka ofruar vetëm katër milionë euro për shërbimet e spanjollit. Megjithatë, Chelsea nuk do ta lirojë lojtarin për aq pak para.

Komento: