Milan-Lazio, befasi në formacionet zyrtare

19:59 | 13 Prill 2019

Rossonerët do të kenë një sfidë të madhe.

Milani do ta presë sonte në orën 20:30 Lazion në San Siro. Kjo betejë për vendin e katërt në tabelë e Serisë A do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 32-të.

Milani radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Serisë A, ndërsa Lazio në pozitën e shtatë. Edhe pse dallimi në tabelë duket më i madh, dy skuadrat i kanë vetëm tri pikë dallim.

Këto janë formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:

Formacioni zyrtar i Milanit: Reina; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.

Lazio: Strakosha; Luiz Filipe, Acerbi, Bastos; Romulo, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa; Immobile

Komento: