Milan – Lazio, kjo po i pret Gattuson dhe Inzaghin?

19:50 | 24 Prill 2019

Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë duhet të luhet sonte, pasi Lazio dhe Milan luftojnë për vendin e parë në finalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave përfundoi 0-0 në Stadio Olimpico të Romës, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, gjërat janë të ndryshme tani dhe të dy ekipet po kalojnë një formë negative.

Njoftimet e shtypit italian raportojnë se humbja për cilindo trajner mund të ndikojë në shkarkimin e tyre.

Ndeshja Milan – Lazio pritet të jetë shumë e zjarrë pasi të dyja ekipet do të tëntojnë që të fitojnë një trofe këtë sezonë.

Ndeshja fillon në 20:45 dhe luhet në San Siro. /ORAinfo/

Komento: