Milan mund të marrë një përforcim nw mbrojtje në një marrëveshje shkëmbimi me Lyon që përfshin mesfushorin Lucas Paqueta.
Një numër klubesh të ndryshëm janë lidhur me një lëvizje për Paqueta gjatë muajve të fundit duke përfshirë Paris Saint-Germain, Fiorentina dhe Benfica, por në ditët e fundit është Lyon ai që është përmendur më shumë.
Sipas raporteve nga edicioni i së Shtunës në Tuttosport, interesi i Lyon për Paqueta nuk është zhdukur dhe skuadra e Ligue 1 ofroi qendërmbrojtësin Jason Denayer si pjesë të një marrëveshje të mundshme, por ata morën një përgjigje negative.
Sidoqoftë, sipas MilanLive një ide tjetër mund të lindë pasi ish-shënjestra Joachim Andersen mund të bëhet pjesë e bisedimeve.
Reprezentuesi danez bëri vetëm 18 paraqitje në Ligue 1 për Lyon sezonin e kaluar pasi ishte zhvendosur atje nga Sampdoria, por raporti pretendon se ai është ende në fletoret e Interit, Juventusit dhe Milanit.
24-vjeçari mund të jetë një lojtar i dobishëm për të forcuar departamentin e mbrojtjes të Stefano Pioli. /ORAinfo/