Milan njoftohet se ka hapur bisedime me Malcom, sulmuesin e Barcelonës.
Corriere dello Sport citon burime në Spanjë që pretendojnë se përfaqësuesit e Milanit u takuan me angjentin e Malcomit për të diskutuar një transferim , përcjell ORAinfo.
Gazeta shton se Rossonerët e donin brazilianin në janar, por u tha që 22-vjeçari do të kushtonte ‘të paktën 50 milionë euro’.
Ndikimi i brazilianëve po rritet në San Siro, që kur Leonardo tashmë duke sjellë Lucas Paqueta./ORAinfo/