Milan mbetet “me gishta në gojë”, ylli që po e kërkon nuk është në shitje

00:00 | 08 Prill 2019

Yllin që po e kërkon Liverpooli dhe Milani,Richarlison nuk do të largohet nga Goodison Park .

Sipas Mirror, 21-vjeçari është i lumtur në Toffees përkundër raportimeve që agjenti i tij vizitoi shtëpinë e trajnerit të Liverpool Jurgen Klopp kohët e fundit përcjell ORAinfo.

Dhe një burim në Everton zbuloi se sa shumë Richarlison është vlerësuar nga Moshiri.

“Farhadi e do Richarlisonin dhe beson se mund të vazhdojë të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të mendojë se po largohet tani, dhe sidomos në Liverpul, nuk do të ndodhë kurrë.

“Ai është një nga lojtarët që pret që menaxheri të ndërtojë ekipin e tij. Ai nuk është për shitje”,tha burimi për Mirror./ORAinfo/

Komento: