AC Milan i është dhënë mundësia të nënshkruajnë me dy yje të mdhenjë të futbollit këtë verë.
Fjala është për Adam Lallana nga Liverpool dhe Mario Gotze nga Dortmund.
Të dy lojarët pritet të largohen nga ekipet e tyre respektive duke kërkuar punë të re.
Calciomercato raporton se Milan ka marrë disa ide dhe propozime për mundësi për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.
Gotze dhe Lallana janë ndër emrat me të lakuar për tu transferuar në ‘San Siro’ gjatë kësaj vere.
Mario Gotze pritet të largohet nga Borussia Dortmund pasi të përfundojë sezoni, por paga e tij pritet të jetë problem për klubin italian, pasi fiton mbi 8 milionë euro në vit.
Një tjetër lojtar i ofruar Milanit në javët e kaluara është Adam Lallana, i cili gjithashtu ka gjetur pak hapësirë nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.
Mbetet të shihet se cila do të jetë strategjia e Milan për transferimeve e verës , pasi ende nuk e kanë të qartë se kush do të jetë trajneri që do ta drejtojë klubin në sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/