Milan ka shënuar fitore ndaj Bodo/Glimt.
AC Milan ka kaluar në playoff të Europa Ligë duke e eliminuar nga kjo garë skuadrën e Bodo/Glimt, edhe pse më shumë vështirësi
AC Milan është kualifikuar në playoff të Europa Ligë duke eliminuar më shumë vështirësi skuadrën e Bodo/Glimt nga Norvegjia.
Madje në pjesën e parë ishin Bodo/Glimp që kaluan në epërsi me anë të Kasper Junker në minutën e 15-të.
Por, Milan nuk do të vonojë shumë dhe do ta barazoi rezultatin në minutën e 16-të me anë të Hakan Calhanoglu.
Pjesa e parë do të përfundonte në dobi të Milanos që do të shënonin golin e dytë me anë te të riut, Colombos.
Në pjesën e dytë Calhanoglu do të shënonte përsëri një gol të bukur në minutën e 50-të, por gjërat do të vështirësoheshin kur për Bodo/Glimt do të shënonte në minutën e 54-të Jens Hauge.
Megjithatë skuadra italiane arriti që të ruajë rezultatin dhe në fund triumfoi me rezultat 3-2 për të kaluar në playoff të Europa Ligës.