Milan me formacion super sulmues kundër Napolit! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan me formacion super sulmues kundër Napolit!

10:50 | 22 Nëntor 2020

Lista kuqezi anti-Napoli dhe formacioni i mundshëm.

Milani rikthehet në fushë pas pushimit të detyruar për shkak të impenjimit të ekipeve kombëtare.

Në mungesë të trajnerit Stefano Pioli dhe ndihmësit të tij Giacomo Murelli, sot në stol do ulet Daniele Bonera duke drejtuar kuqezinjtë ndaj Napolit.

Sot në orën 20:45 në “San Paolo” përballja ndaj Napolit të Gattusos, java e tetë e Serie A, teksa Milani ka publikuar edhe listën zyrtare të futbollistëve të grumbulluar ku bie në sy mungesa e Rafael Leaos (pas 8 ditësh kontroll për portugezin) por sidomos ajo e Musacchios pasi pritej që argjentinasi duke u stërvitur me grupin prej dy javësh do të ishte gati.

Lista kuqezi anti-Napoli

Portierë
A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.

Mbrojtës
Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Gabbia, Hernández, Kjær, Romagnoli.

Mesfushorë
Bennacer, Çalhanoğlu, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.

Sulmues
Colombo, Ibrahimović, Rebić.

Ndërkohë, sa i përket formacionit të Milanit pritet që Stefano Pioli të zgjedhë atë më tē mirin me Donnarumma, Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez, Bennacer, Kessie, Rebic, Calhanoglu, Saelemaekers, Ibrahimovic.

Komento: