Milan me një çmim shokues mund ta blejë Fabregasin

20:54 | 11 Dhjetor 2018

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas mund të shitet te AC Milan në janar për vetëm 10 milion euro (9 milionë funte / 11 milion dollarë), raporton Calcio Mercato përcjell ORAinfo.

Rossonerët, mund të fitojnë spanjollin për një çmim të shkurtuar kur rihapet dritarja e transferimit, me marrëveshjen e tij të tanishme në Stamford Bridge që do të skadojë verën e ardhshme.

Fabregas, do të ishte i lirë të largohej për asgjë në fund të sezonit dhe për këtë arsye Chelsea mund të preferonte të holla, pasi që trajneri i i Milanit, Gattuso duhet që ta rrisë mundësitë e tij për të transferuar më shumë futbollistë me përvojë në mesfushë./ORAinfo/

Komento: