Milan me njoftim zyrtar, i’a shkëput kontratën këtij lojtari

13:06 | 06 October 2020

AC Milan ka konfirmuar zyrtarisht se anësori Alen Halilovic ka përfunduar kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij dy-vjeçar në Milan.

Ish-lojtari i Barcelonës, përfaqësuesi kroat arriti te Rossoneri në një transferim falas dy verë më parë, por bëri vetëm tre paraqitje në sezonin e tij të parë – të gjitha erdhën në Ligën e Evropës, përcjell ORAinfo.

23-vjeçari u dërgua më pas në Standard Liege me një hua 18-mujore në janar, por kjo periudhë huazimi u ndërpre dhe ai më pas u bashkua me ekipin Eredivisie Heerenveen si huazim, ku ai është kthyer pas një sezoni me një gol dhe një asiston në 17 paraqitje të kampionatit.

Ai me parë u kthye në Milan dhe konsiderohej si një opsion nga trajneri Stefano Pioli, megjithatë pas 25 muajsh të vështirë si një lojtar i Milanit klubi ka konfirmuar që ai është lënë i lirë.

“AC Milan njofton zgjidhjen me pëlqimin e ndërsjellë të kontratës me Alen Haliloviç.

Klubi i dëshiron futbollistit çdo sukses në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në njoftim. /ORAinfo/

Komento: