Milan është gati të bëjë një ofertë për të nënshkruar me mesfushorin Jean Onana nga Bordeaux në një marrëveshje të përhershme.
Sipas asaj që Gianluca Di Marzio dhe Peppe Di Stefano raportuan në programin Sky Calciomercato L’Orginale, se agjentët e Onanës ishin sot në Bordeaux për të folur për mundësinë e transferimit të klientit të tyre te kuqezinjtë, përcjell ORAinfo.
Bordeaux i tha jo propozimit të huazimit të kuqezinjve, megjithatë drejtuesit e Milanit e dinin tashmë se ata kishin shumë gjasa të refuzonin çdo lloj formule huazimi duke pasur parasysh nevojën e tyre për të fituar para shpejt.
Milani ka një buxhet prej rreth 5 milionë euro, kështu që operacioni pritet të përcaktohet në ditët në vijim.
Sot do t’i dërgohet një ofertë përfundimtare klubit francez, sepse lojtari është shumë i pëlqyer në mesin e drejtuesve dhe për këtë arsye ata kanë vendosur të ecin me fuqi të plotë për të nënshkruar me 22-vjeçarin kamerunas. /ORAinfo/