Mungon vetëm zyrtarizimi. Ralf Rangnick pritet të emërohet trajner i Milanit.
Trajneri gjerman pritet të nënshkruajë një marrëveshje tre-vjeçare dhe do të ketë një buxhet prej 75 milionë eurosh (+ gjysma e të ardhurave nga shitjet) për të punuar me të gjatë tregut të transferimeve.
Kuqezinjtë kanë lëvizur në heshtje absolute në lidhje me trajnerin gjerman, por shenjat e para të epokës së re tashmë janë parë. Ardhja e mbrojtësit të ri Pierre Kalulu, i cili u miratua nga vetë Rangnick para ardhjes së tij në San Siro, përcjell ORAinfo.
Kontaktet midis Rangnick dhe shefit të skautëve të Milanit, Geoffrey Moncada janë konstante dhe ka një bashkëpunim në emrat që pritet t’i sjellin në Milan.
E Gazzetta dello Sport raporton sot se Rangnick mund të marrë përsipër Milanin edhe më shpejt se sa të mbaron sezoni.
Gazeta Milanese supozon se nëse rezultatet e Stefano Piolit nuk u përgjigjen pritjeve në finalen e sezonit, ardhja e Rangnick do të përshpejtohej dhe gjermani do të arrinte menjëherë në klub. /ORAinfo/