
AC Milan ka vendosur një objektiv për t’i rikthyer në formë Rafael Leao dhe Lucas Paqueta. Për këta dy lojtarë Milan shpenzoi hiq me pak se 70 milionë euro.
La Gazzetta dello Sport raporton sot se Milan është duke bërë një strategji për t’i rikthyer në formë dyshen në fjalë, përcjell ORAinfo.
Madje Stefano Pioli po mendon edhe për ndryshimin e pozicionit të tyre.

Largimi i tyre nga formacioni strtues duket se ka ndodhur edhe për shkak të ringjalljes së Ante Rebic dhe mbizotërimit të Ismael Bennacer, plus lojtarëve të rigjallëruar si Hakan Calhanoglu dhe Samuel Castillejo që Pioli duket se po preferon aktualisht.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se Elliott Management harxhoi një kombinim prej 70 milionë euro për portugezin dhe brazilianin, duke i bërë ato dy blerjet më të shtrenjta gjatë pronësisë së tyre.
Kjo ka bërë që Elliott Menagement të kërkojë angazhim me të madh nga stafi i klubit për rikthimin e formës të kjo dyshe. /ORAinfo/