Milan me super transfer nga Serie A

15:43 | 11 Dhjetor 2018

Gjiganti nga Serie A, Milan thuhet se po e monitoron situatën e mbrojtësit të Atalanta Rafael Toloi.

Mesfushori 28-vjeçar është shfaqur në 13 ndeshje Serie A për Atalanta dhe ka qenë një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2019, përcjell ORAinfo.

Sky Italia deklaron se Toloi është duke u shënjestruar nga Milani, të cilët e shohin atë si një mënyrë të lirë për të rritur mbrojtjen e tyre.

Milanit tanimë i duhet me urgjencë të transferojë ndonjë mbrojtës, pasi që qendërmbrojtësit kryesor i ka të lënduar. /ORAinfo/

Komento: