Milan bëhet gati për një transferim nga Atalanta.
Pas konfirmimit të Stefano Piolit si trajner, Milan ka filluar të mendojë për afrimin e futbollistëve.
‘Calciomercato’ raporton se Milan janë gati të nisin një ofertë për mesfushorin e Atalantës, Matteo Pessina.
‘Rossonerët’ janë duke shpresuar që një ofertë prej 12 milionë eurosh, do të jetë e mjaftueshme për të joshur transferimin e 23 vjeçarit.
Pessina sezonin e kaluar ishte i huazuar te Hellas Verona, duke shënuar shtatë gola në 35 paraqitje.
23 vjeçari Pessina gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Lecce, Catania, Como dhe Spezia.