Milan me super transferim nga Chelsea

15:56 | 08 Qershor 2022

Christian Pulisic mund të jetë një nga blerjet e mëdha të Milanit këtë verë.

Ylli i skuadrës së Chelsea nuk është shumë i lumtur në Londër dhe mund të jetë i hapur për të ndërruar ambient.

Sipas raportimeve të fundit, Milan mund të jetë një nga skuadrat që bën lëvizje për lojtarin.

Pronarët e rinj, që po ashtu janë amerikanë – sikur Pulisic – janë të gatshëm të paguajnë kartonin e lojtarit.

‘Messi amerikan’ besohet se mund t’i ndihmojë pronarët e rinj ta rrisin popullaritetin e skuadrës së tyre nëpër ShBA.

Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të bëjnë hapa konkretë për transferimin e Pulisic.

Komento: