Milan me super transferim nga PSG

11:20 | 09 Gusht 2022

AC Milan po vazhdon të punojë për nënshkrimin e një qendërmbrojtësi të ri dhe për momentin pista më konkrete është Abdou Diallo nga PSG.

Sipas asaj që raporton Sky, Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë ende në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe Diallo ka kaluar Japhet Tanganga e Spurs dhe Evan N’Dicka e Eintracht Frankfurt, përcjell ORAinfo.

Diallo mund të arrijë në huazim me një mundësi më të ulët për të blerë shifër në krahasim me Tanganga, ndërsa PSG mund të ndihmojë edhe në mbulimin e një pjese të pagës së tij.

Drejtuesit e pëlqejnë lojtarin senegalez për shkak të përvojës që ka, por edhe shkathtësisë së tij duke qenë se ai mund të luajë edhe mbrojtës të majtë.

Mbetet të shihet nëse ky tentim i drejtuesve të Milanit do të rezultojë i suksesshëm. /ORAinfo/

Komento: