Milan me super transferim nga Seria A

08:07 | 04 Mars 2019

Milan pritet të jetë aktiv edhe në afatin e verës.

Milan dëshiron të bëjë disa ndryshime në skuadër, andaj tashmë ka disa plane.

Rosonerët janë duke tentuar që në afatin e verës ta transferojnë mesfushorin e Sassuolos, Stefano Sensi, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

Mesfushori ka bërë 20 paraqitje deri më tani në këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke bërë dy asistime.

Performancat e tij në këtë sezon kanë bërë që Milan ta kërkojë transferimin e tij, andaj ai mund të kalojë në San Siro për 25 milionë euro.

Komento: