Milan me transfer të madh nga Lazio

12:48 | 18 Qershor 2022

Milan po kërkon të forcojë skuadrën e tyre me një qendërmbrojtës këtë verë pasi kapiteni Alessio Romagnoli pritet t’i bashkohet Lazios.

Dhe zëvendësuesi për kuqezinjtë mund të vijë nga Biancocelesti

Kontrata e Romagnolit do të skadojë në fund të muajit dhe ai dëshiron të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë, Lazio.

Transferimi mund të zhbllokohet nga largimi i Acerbit, të cilit i skadon kontrata me klubin me bazë në Romë.

Sipas Il Tempo (nëpërmjet MilanNews), Acerbi ëndërron një rikthim në Milano pasi dështoi të bënte përshtypje gjatë periudhës së tij të parë me klubin, përcjell ORAinfo.

Në moshën 34-vjeçare, mund të jetë një nga aventurat e tij të fundit dhe ai mund të zërë vendin e Romagnolit në skuadër.

La Repubblica (përmes MilanNews) shton se Stefano Pioli e pëlqen lojtarin dhe është një hipotezë që duhet monitoruar.

Duket e pamundur për momentin, por Acerbi mund të jetë një zgjidhje me kosto të ulët për mbrojtjen këtë verë. /ORAinfo/

Komento: