Milan mendon t’ia rinovojë kontratën këtij lojtari

19:18 | 10 Korrik 2022

Ismael Bennacer, po pret një sezon tjetër si protagonist me AC Milan dhe ndërkohë vazhdon çështja e rinovimit të tij.

Calciomercato kujton se si ardhja e ‘re’ Yacine Adli zbuloi në intervistën e tij të parë për Milan TV se mezi pret të luajë përkrah Bennacer, një lojtar që ai beson se po bën emër, përcjell ORAinfo.

“E njoh shumë mirë. Ne kemi të njëjtin agjent të përbashkët. Mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë dhe një nga mesfushorët më të mirë për momentin. Ajo që ai bën është vërtet e jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se mund të bëjë edhe më shumë, duke u treguar të gjithëve se mund të bëjë emër në botën e futbollit”, tha ai.

Milani po punon për rinovimin e kontratës aktuale të Bennacer e cila skadon në vitin 2024. Me lamtumirën e Franck Kessie dhe ardhjen e Adli plus kthimin e Tommaso Pobega nga huazimi, ndjenja është se Bennacer kompleton departamentin me grupin e tij të aftësive./ORAinfo/

Komento: