Lensi ia hap dyert Milanit për Opendan
Presidenti i Lensit, Joseph Oughourlian, ka bërë të qartë se skuadra franceze i ka hapur dyert për transferimin e Lois Opendas te Milani.
“Rossonerët” janë duke kërkuar sulmues dhe Openda po shihet si ideal për atë pozitë.
Ai ka shkëlqyer në Ligue 1 në këtë edicion, ndërsa Lensi arriti sukses të madh duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Openda në këtë edicion ka shënuar 20 gola në 37 paraqitje në Ligue 1.
“Nëse ndonjë klub i madh vjen për ndonjë lojtar tonin, ne do të jemi të gatshëm”, ka theksuar presidenti i Lensit.
Openda ka kontratë me Lensin deri në vitin 2027, ndërsa vlerësohet rreth 40 milionë euro.