Milan merr ‘goditjen’ e madhe nga Liverpool në garën për yllin holandez – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan merr ‘goditjen’ e madhe nga Liverpool në garën për yllin holandez

08:26 | 25 Janar 2019

Liverpool ka hyrë në garë për mbrojtësin e PSV Eindhoven, Steven Bergwijn.

Bergwijn, 21 vjeç, është një objektiv i të Milanit dhe i Interit dhe mendohet se rosonerët ishin duke drejtuar paketën përpara se Liverpooli të tregonte interesim për lojtarin, përcjell ORAinfo.

Liverpool padyshim do të ketë fuqinë financiare dhe tërheqëse përpara klubeve të tjera, duke qenë më i madh në reputacion.

Milan është në kërkim të një mbrojtësi, pasi që Zapata është drejt pagimit nga rosonerët.

Por, transferimi i lojtarit të PSV-së tanimë është komplikuar pas interesimit të Liverpool. /ORAinfo/

Komento: