Milan ka vendosur ta mbajë deri në fund të sezonit Gatusson.
Skaudra e Milanos duket se ka marrë një vendim të papritur rreth të ardhmes së trajnerit Gennaro Gattuso.
Raportimet e medieve italiane bëjnë të ditur se ‘Rosonerët’ kanë vendosur që të mbajnë Gattuson në stol deri në fund të këtij sezoni, por do ta zëvendësojnë gjatë verës, transmeton lajmi.
Kjo do të ndodh pasi drejtori sportiv i skaudrës beson se nuk ka kohë të mjaftueshme që të gjendet zëvendësuesi i italianit në një kohë kaq të shkrutër (brenda këtij sezoni).
Milano është në garë për një vend në top katërshe, ku është në njedkje të Romës me dyu kikë, me vetëm katër ndeshje të mbetura.
‘Rino’ me skuadrën e tij u mposhtën mbrëmë në përballjen kundër Torino, duke bërë tjetër hap fals.
Kjo është ndeshja e katërt që Milan nuk arrin të gjejë tri pikët, pikërisht kur më së shumti kishin nevojë.
Më herët edhe vet trajneri është shprehur se skuadra po kalon në formë të vështirë, duke mos pasur besimin se do të prekin Ligën e Kampionëve.