Koha e Divock Origit në AC Milan deri më tani është ndërprerë shumë nga problemet e lëndimeve dhe tani ai ka nevojë për trajtim të mëtejshëm, sipas një raporti.
Calciomercato raporton se Milani nuk do ta ketë në dispozicion Origin për ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit por edhe kundër Napolit dhe me shumë gjasa edhe gjatë pushimit ndërkombëtar, ku do të përcaktohet koha e rikuperimit të plotë, përcjell ORAinfo.
Problemi fillimisht dukej se ishte i lokalizuar në muskujt e kofshës së tij, por rezulton se problemi është më serioz se sa pritej dhe prek tendinat e tij.
Sulmuesi do të fluturojë për në Belgjikë për një konsultë me mjekët e kombëtares belge, të cilët e trajtuan atë gjatë kohës që ai po trajtohej pas largimit nga Liverpool dhe para se të bashkohej me Milanin.
Çdo dy-tre seanca stërvitore tashmë Origi detyrohet të ndërpresë dhe terapia që do t’i nënshtrohet do të synojë eliminimin e këtij problemi./ORAinfo/