Milan merr lajmin e keq nga Ibrahimovic

21:20 | 16 January 2023

Ibrahimovic ndjen dhimbje, rikuperimi i tij pritet të zgjatet

Zlatan Ibrahimovic ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i pësuar.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Zlatan Ibrahimovic mund të mos kthehet në kohë për ndeshjen e Milanit në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit në shkurt, pasi ai ende ndjen dhimbje në gju.

41-vjeçari po stërvitet në ‘Milanello’ dhe nuk udhëtoi me skuadrën në Riyad ku ‘kuqezinjtë’ do të përballen me Interin në Superkupë të mërkurën.

Suedezi është ende duke u rikuperuar pasi iu nënshtrua një operacioni në gju në maj. Ai pritej të kthehej për ndeshjen e shkurtit të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit në ‘San Siro’, por përditësimet e fundit nga Milanello janë mjaft shqetësuese.

Sipas raportit të fundit të ‘Gazzetta’, suedezi ende ndjen dhimbje në gju, kështu që rikthimi i tij në aksion ka gjasa të vonohet më tej.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Juventusit e filloi ndeshjen e tij të fundit në Serie A një vit më parë, më 17 janar 2022 dhe kontrata e tij me kampionin në fuqi skadon në qershor.

Siç qëndrojnë gjërat, është e vështirë të imagjinohet që ‘kuqezinjtë’ të vazhdojnë me 41-vjeçarin edhe për një sezon tjetër.

Komento: