Rebic shtyn rikthimin e tij! Duhet pritur edhe pak.
Ante Rebic është rikuperuar nga problemi në bërrylin e tij, por që sigurisht ende nuk është në 100% dhe fakti është se sot ka munguar në stërvitjen që ekipi kuqezi ka zhvilluar në orën 17:30 në Milanello.
Edhe pse kroati dje u bashkua me grupin, fakti është që sulmuesi nuk duhet të rrezikohet dhe për këtë arsye nuk do të jetë në sfidën ndaj Sparta Pragës në Europa League, pasi alternativat e Milanit janë shumë dhe nuk është një alarm.
Ish-futbollisti i Frankfurt, që deri tani ka luajtur vetëm 1 ndeshje e gjysmë, duhet të presë për sfidën ndaj Udineses në Friuli, aty ku në “Dacia Arena” mund të udhëtojë me skuadrrën.