Golashënuesi në sfidën ndaj Tottenhamit, Brahim Diaz në dyshim për ndeshjen kthyese.
Milani mund të duhet të përballet me Tottenham Hotspurin pa praninë e Brahim Diazit në fushën.
Spanjolli, i cili e shënoi golin e vetëm në përballjen e parë të tetës së finales, mungoi në humbjen e fundjavës ndaj Fiorentinas.
23-vjeçari e ka lënduar gjurin dhe mund të mungojë edhe në takimin që do ta vendosë skuadrën çerekfinaliste.
Siç njofton Calciomercato.com, Diaz është stërvitur sërish ndaras nga bashkëlojtarët në Milanello dhe është në dyshim serioz për takimin ndaj Spursve.
Seanca stërvitore e të nesërmes (e martë) do të vendosë nëse ai do t’i bashkohet skuadrës për udhëtimin në Londër para takimit të të mërkurës.