Milan merr lajmin e madh

15:15 | 10 Korrik 2019

Gianluigi Donnarumma, thotë se është i gatshëm të nisë sezonin e ri me Milanin.

Milan mundi SPAL 3-2 në ndeshjen e fundit të fushatës së mëparshme, por Donnarumma shkoi me lëndime dhe Rossonerët përfundimisht nuk arritën të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Kjo bëri që disa të spekulojnë se portieri kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për Diavolo, por ai tani ka siguruar se mendja e tij është vendosur të qëndrojë te Milani./ORAinfo/

Komento: